Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma fiton ndaj një kundërshtari ukrainas për herën e shtatë

Roma fitoi ndaj një skuadre të Ukrainës për herën e shtatë në garat evropiane. Të enjten mbrëma, italianët fituan 3:0 në udhëtim te Zorya Luhansk në “Slavutych-Arena”, në ndeshjen e dytë të fazës së grupeve në Ligën e Konferencës.

Roma e kërkoi këndelljen pas humbjes në fundjavë në derbi kundër Lazios dhe me sukses e arriti një gjëje të tillë. Stephan El Shaarawy ishte shënues i golit të parë në këtë ballafaqim në minutën e shtatë të ndeshjes. Dy golat tjerë u realizuan në pjesën e dytë.

Chris Smalling në minutën e 66-t dhe Tammy Abraham dy minuta më pas vulosën epilogun final të këtij ballafaqimi. Qendërmbrojtësi i Shqipërisë, Marash Kumbulla, ishte titullar dhe e kompletoi ndeshjen te Roma.

Roma e kryeson Grupin C në Ligën e Konferencës me gjashtë pikë nga dy ndeshje. Zorya është e fundit pa pikë në dy ballafaqime.

 

Artikuj të ngjashëm