Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma e Reali kërkojnë këndelljen në kurriz të njëra-tjetrës

Roma kërkon një rezultat pozitiv në shtëpi të martën mbrëma ndaj Real Madridit për të siguruar kualifikimin në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja e së martës mbrëma do të jetë derbi mes dy liderëve të Grupit G. Pas katër xhirove Reali e Roma kanë nga nëntë pikë, ndërsa CSKA Moska zë vendin e tretë me katër pikë.

Si Roma ashtu edhe Reali në përballjen e fundjavës futen pas rezultateve të dobëta në fundjavë në kampionate vendore. Roma humbi nga Udinese 1:0, ndërsa Real Madridi nga Eibari 3:0.

Trajneri i Romës, Eusebio di Francesco, ka thënë se e kupton zemërimin e tifozëve të Romës që e kishin shfaqur pas humbjes nga Udinese... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)