Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma e Mourinhos befason Atalantan me katër gola

Roma ka shënuar një fitore brilante në udhëtim te Atalanta, duke fituar 4:1 për të bërë hap të rëndësishëm drejt arritjes së top katërshes.

Tammy Abraham (1’ 82’) me dy gola, Nicolo Zaniolo (27’) dhe Chris Smalling (72’) realizuan në fitoren e skuadrës së Jose Mourinhos.

Golin e vetëm te vendasit e realizoi Muriel në fund të pjesës së parë.

Roma tash ka 31 pikë në vendin e pestë, ndërsa Atalanta është e treta me 37 pikë.