Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rojas i dha Venezuelës të artën e parë të atletikës

Yulimar Rojas është përkujdesur për medaljen e parë të artë për Venezuelën në një botëror të atletikës, kur fitoi të hënën mbrëma garën e kërcimit trehapësh në konkurrencë të femrave, duke mposhtur për vetëm dy centimetra kolumbianen dhe kampione olimpike Caterine Ibarguen.

Fitorja e 21-vjeçares u bë vetëm një ditë pasi Venezuela kishte fituar medaljen e parë në një botëror të atletikës, kur Robeilys Peinado doli e bronztë në kërcim me purtekë, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

"Çfarë krenarie e madhe të shohësh fitoren e Yulimar Rojasit, një atlete madhështore e gjeneratës së artë", ka shkruar në “Twitter” presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, vendi i të cilit është zhytur në një krizë ekonomike dhe kushtetuese.

Kolumbiania Ibarguen, që ka dominuar garën në vitet e fundit dhe fitoi të artën olimpike në "Rio 2016" para Rojasit, dështoi që të fitojë titullin e botës për herë të tretë rresht...(më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Artikuj të ngjashëm