“Ndoshta do të zgjohem dhe do të marr një mesazh në telefon në rrjetin lokal, pasi WhatsApp nuk funksionon. Ai tekst mund të ketë përmbajtjen se stërvitja sot nuk do të mbahet për shkak të një vrasjeje apo proteste që do të mbahet”, janë fjalët e trajnerit David Robertson, që mundohet ta shpjegojë aventurën e tij që e pati edicionin e shkuar në zonën më të rrezikshme në botë, Kashmir.
Pavarësisht kësaj, Robertson do të kthehet për të punuar në njërin prej mjediseve më armiqësore të botës dhe këtë do ta bëjë vetëm për shkak të futbollit. Ai është pjesë e këtij ekipi prej vitit 2017, shkruan sot Koha Ditore.
Vrasjet, protestat, grevat dhe ndeshjet e anuluara për shkak të sulmeve vetëvrasëse me bomba tashmë janë bërë pjesë e jetës për ishmbrojtësin e Aberdeenit, Rangersit e Leeds Unitedit prejse u emërua trajner i Real Kashmirit në vitin e shkuar.
Me bazë në zonën më të militarizuar në botë, skocezi ka transformuar një klub me histori vetëm trevjeçare me 500 përkrahës në një anëtar të I-League, që tash e ka përkrahjen e 15 mijë banorëve lokalë që jetojnë për lojën.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)