E bukur kjo! Kukësi ka mësuar rivalin e mundshëm me të cilin do të përballet në turin e tretë kualifikues për në Champions League, duke supozuar se do të kalojë Sheriff Tiraspolin (pas humbjes 1-0 në transfertë).
Kampionët e Shqipërisë do të ndeshen me skuadrën e mbrojtësit të kombëtares shqiptare, Ansi Agolli, e cila është Qarabag, favorite për të kaluar turin e dytë pas fitores 5-0 në ndeshjen e parë me Samtredian, thekson telesporti. Kjo ishte një nga mundësitë më të komentuara në rrjetet sociale para shortit dhe ndodhi. Ndeshja e parë do të luhet në Azerbajxhan më 25/26 korrik, ndërsa ajo e kthimit më 1/2 gusht në “Elbasan Arena”.
Legia Warszawa, skuadra ku do të luajë legjionari kuqezi, Armando Sadiku, do të përballet me FC Astanan e Kazakistanit.