Taukbahqja në këtë vikend, ishte vendtakimi i futbollistëve të rinj nga të gjitha trojet shqiptare.
Klubi i futbollit Rilindja dhe kompania Vlera Sport, organizuan turneun e futbollit për grupmoshat u10 dhe u11, të quajtur Rilindja Kids Tournament.
KF Rilindja me gjeneratën 2009 dhe KF Kurda me gjeneratë 2008 dolën fitues të turnirit mbarëkombëtar që u zhvillua me 15 dhe 16 shtator në Prishtinë. Ndërsa me vendin e dytë u shpërblyen klubet Urbano nga Obiliqi gjenerata 2009 dhe 2 Korriku nga Prishtina.
Artikuj të ngjashëm