Ai ishte në fushë me portierin e kombëtares Yann Sommer ose yllin ndërkombëtar Mohamed Salah, ka luajtur në Ligën e Kampionëve në "Bernabeu" kundër gjigantit Real Madrid me yjtë si Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe James Rodriguez.
Dhe ai dikur kishte punë edhe kundër Spanjës me yjtë në përbërje si Isco dhe Diego Costa. Naser Aliji u konsiderua një talent i madh i mbrojtjes në Basel.
Në verën e vitit 2016 u transferua te Kaiserlauterni në Bundesliga 2. Pas kësaj periudhe, pak është dëgjuar për lojtarin e kombëtares shqiptare, që zotëron edhe pasaportat zvicerane dhe maqedonase, transmeton Koha Ditore.
Në këtë verë, Aliji u kthye në Zvicër. Së fundi ka stërvitur në këtë vend, ku ka bërë si fëmijë hapat e parë në fushë futbolli te skuadra FC Baden, që gjendet në rangje të ulëta të Zvicrës.
"Kam ardhur vetëm për ta mbajtur veten në formë", ka thënë Aliji.
Kthimi i tij është i trishtuar. Babai i Alijit vdiq të dielën e kaluar. "Në verë isha i zhgënjyer që nuk kisha një klub. Por në jetë gjithçka ka kuptim. Papritur kuptova se mund të kaloj kohë me babanë tim. Ishin muajt e fundit, ai vuante nga kanceri", thotë Aliji. Aktualisht lojtari që ka 11 ndeshje me kombëtaren e Shqipërisë është pa skuadër. "Kam pasur gjëra të tjera në kokë".
Edhe
Futbollisti shqiptar e ëndërron kthimin te Bayerni
Me klubin e tij të fundit Virtus Entella, Aliji verën e këtij viti ra në Serie C. Pas këtij dështimi, kontrata me klubin përfundoi.
"Në fakt, kam dashur të qëndroj në Itali, por jam larguar për një numër arsyesh".(Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).