LeBron James është rikthyer në parket për skuadrën e Los Angeles Lakers, por në duelin e fundit pësoi disfatë nga Boston Celtics me rezultatin 130:108.
Ylli i ligës NBA, 36-vjeçari James, mungoi në tetë ndeshjet e kaluara për kalifornianët pasi pati probleme me pjesën e abdomenit.
E përfundoi duelin me 23 pikë, gjashtë kërcime e dy asistime, megjithatë, Lakersi e pësoi disfatën e nëntë në 17 ndeshje këtë edicion.
Jayson Tatum e mbylli takimin me 37 pikë dhe 11 kërcime për Celticsin.
Detroit Pistons nuk arriti ta shfrytëzojë mungesën e Stephen Curryt dhe u mposht nga Golden State Warriors, 105:102.
Jordan Poole i udhëhoqi “luftëtarët” me 32 pikë, ndërsa Andreë Wiggins kontribuoi me 27 pikë.
Phoenix Suns e vazhdoi serinë në 11 fitore të njëpasnjëshme falë Mikal Bridges dhe Devin Booker që shënuan nga 19 pikë secili në fitoren ndaj Dallas Mavericks, 112:104.
Edhe
Rekordit 18-vjeçar të Jamesit i vjen fundi
James Harden kontribuoi me 36 pikë në fitoren e Brooklyn Nets kundër Orlando Magic, 115:113.
Milwaukee Bucks fitoi ndaj Oklahoma City Thunder 96:89. Giannis Antetokounmpo realizoi 21 pikë, plot 19 kërcime dhe shtatë asistime.
Charlote Hornets fitoi përballë Indiana Pacers 121:118, New Orleans Pelicans mposhti LA Clippersin 94:81, Chicago Bulls mundi Denver Nuggetsin 114:108, kurse Toronto Raptors e fitoi ballafaqimin me Sacramento Kings, 108:89.