Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ribery: Ronaldo ma vodhi "Topin e artë"

Mesfushori francez Franck Ribery insiston se "i është vjedhur" çmimi "Topi i artë" për vitin 2013.

Futbollisti i Bayern Muenchenit, thotë se ende nuk mund ta kuptojë se si arriti që atë vit këtë çmim ta fitonte portugezi Cristiano Ronaldo, kur ai me Bayernin fitoi "tripletën". Në këtë sukses, Ribery ishte lojtari kryesor i skuadrës bavareze që ishte e pakonkurrencë në të gjitha garat, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ribery thotë se kontributi i tij për Bayernin u anashkalua totalisht për shkak se "Topin e artë" e mori Ronaldo.

Në të vërtetë, Ribery nuk përfundoi as i dyti, pasi kjo pozitë i takoi yllit të Barcelonës, argjentinasit Lionel Messi. Kështu që, Ribery me gjithë sukseset e jashtëzakonshme, u detyrua të pajtohej me pozitën e tretë. Francezi duket se ende nuk e ka kapërdirë këtë "vjedhje", siç e quan ai... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)