Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

“Reyes nuk e meriton epitetin e heroit”

Foto: Reuters

Legjenda e Spanjës, Santiago Canizares, thotë se Jose Antonio Reyes “nuk e meriton të cilësohet si një hero”.

Ish-ylli i Arsenalit tragjikisht vdiq të shtunën në një aksident trafiku jashtë Sevillës në Spanjë. Ai vdiq në moshën 35-vjeçare.

Canizares, që ka luajtur me Reyesin për Spanjën, kritikoi Reyesin për shpejtësi të madhe.

“Ngasja në shpejtësi të madhe është sjellje e dënueshme. Në aksident ka pasur edhe viktima tjera pos shoferit. Reyes nuk e meriton të kujtohet si një hero. Por nuk do të thotë që nuk më vjen keq dhe lutem për shpirtrat e tyre”, ka shkruar Canizares në Twitter.

Image

Ish-portieri i Valencias e Realit, më pas shtoi se Reyes e meriton të kujtohet për karrierën e tij dhe se ndoshta nuk është kuptuar mirë me postimet e tij.

“Kam lexuar shumë qëndrime dhe i respektoj të gjithë, sidomos ku fyhem e shahem. Mendoj thjesht se duhet të dënohet sjellja e moskokëçarjes dhe kërkoj nga njerëzit të mendojnë për gabimet që bëjmë. Besoj se kjo është në përputhje të plotë me dhimbjen”, ka shtuar ai.

Edhe Panenka e dështuar e Ramosit i hapi rrugë turpërimit të Monterreyt Futboll 10 muaj më parë Panenka e dështuar e Ramosit i hapi rrugë turpërimit të Monterreyt

Edhe kushëriri i Reyesit, Jonathan 23-vjeçar, vdiq në aksident, ndërsa i treti, Juan Manuel Calderon, kishte arritur të dilte nga vetura dhe ishte dërguar në spital me djegie serioze.

Varrimi i Reyesit do të bëhet të hënën në qytetin e lindjes në Utrera.

Image