Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rexhbeçaj një muaj jashtë fushës

Elvis Rexhbeçaj do t’i mungojë një muaj skuadrës së Augsburgut. Mesfushori kosovar u zëvendësua në minutën e 76-të të ndeshjes që Augsburgu e fitoi në fundjavë ndaj Hoffenheimit.

25-vjeçari ka lënduar muskulin dhe nga ekzaminimet mjekësore rezulton që ai do t’i mungojë skuadrës elitare të Gjermanisë deri në katër javë. Rexhbeçaj ka qenë i rëndësishëm për Augsburgun në sezonin aktual.

Ka luajtur 22 ndeshje në Bundesligë dhe Kupë të Gjermanisë. I rëndësishëm për klubin gjerman është edhe sulmuesi Mërgim Berisha.

Augsburgu zë vendin e 13-të me 24 pikë.

Artikuj të ngjashëm