Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rexhbeçaj, futbollisti favorit i trajnerit Reis

Bochumi ka luajtur në 13-të ndeshje garuese deri tani dhe Elvis Rexhbeçaj 24-vjeçar ka qenë gjithmonë në formacionin titullar.

Futbollisti i Wolfsburgut, i huazuar te Bochumi, vazhdimisht ka qenë lojtari favorit i trajnerit 48-vjeçar Thomas Reis.

“Trajneri më ka thirrur vazhdimisht në çdo javë dhe dëshironte që unë të besoj në vete. Njësoj si drejtori menaxhues Schindzielorz”, ka thënë mesfushori Rexhbeçaj.

Gazeta gjermane “Bild” e ka përshkruar Rexhbeçajn si futbollist që vrapon shumë, është i pranishëm në çdo duel dhe dëshiron që audienca ta përkrahë skuadrën vazhdimisht pasi është aktiv me gjestet e tij.

Por, Rexhbeçaj ende nuk e ka gjetur rrugën e golit.

“Trajneri vazhdimisht tallet dhe më ngacmon duke më thënë se si më kanë stërvitur te Wolfsburgu”, thotë duke qeshur Rexhbeçaj.

Edhe Përballja e Rexhbeçaj me trajnerin që nuk ia dha rastin Sport Përballja e Rexhbeçaj me trajnerin që nuk ia dha rastin

“Po mundohem të punoj shumë, ta ndihmoj ekipin. Goli do të ishte shumë i mirëseardhur për mua. Por nëse ne vazhdojmë të fitojmë dhe jemi të suksesshëm, nuk kam nevojë të shënojë”, vazhdon ai.

Tregon edhe se si prindërit ia kanë lënë emrin Elvis.

“Prindërit e mi e kanë dashur gjithmonë emrin Elvis. Nuk ka të bëj fare me Elvis Presleyn. Natyrisht ka fjalë për këtë gjë në teshatore. Por kjo është në rregull me mua. Në jetën time private, nuk e dëgjoj asnjë këngë të Elvisit!”, përfundoi ai.