Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rexha dënohet me dy ndeshje për goditjen me top

Kastriot Rexha i Feronikelit është dënuar me dy ndeshje mos lojë nga Komisioni Disiplinor i FFK-së, shkaku i goditjes me top që ia bëri Behar Maliqit të Llapit në ndeshjen që klubi nga Drenasi e fitoi me rezultat 1 me 0.

Reagimi i tepruar i Maliqit, Rexha deklarohet për kartonin e kuq

Kur po luhej minuta e 43 futbollisti i Feronikelit, Rexha, u ndëshkua me karton të kuq, pasi e goditi me top kundërshtarin e tij Behar Maliqi, transmeton Koha.net. E Maliqi pasi u godit me top bëri një rrëzim “spektakolar”.

Për këtë rast ka reaguar Rexha përmes një postimi në Facebook.

Ai kishte shkruar se përkundër që ishte goditur me këmbë në fytyrë, gjyqtari nuk e ndëshkoi fare Maliqin, e atij i dha karton të kuq për shkak të goditjes me top.

“Pasi që mora goditje me këmbë në fytyrë (ai nuk merr karton) unë e gjuaj me top në këmbë në afekt. Referi vendos të më ndëshkoj me karton të kuq me pretekstin se kam goditur kundërshtarin në fytyrë (gjë që video e konfirmon të kundërtën dhe goditjen timë në këmbë të kundërshtarit me top)”, ka shkruar Rexha. Ai ka falënderuar bashkëlojtarët për përkrahjen pas këtij rasti.