Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reperi McKresha i shtohet stafit të trajnerëve te Phoenixi

Reperi McKresha ka forcuar shtabin teknik të skuadrës së Phoenixit nga Banja e Pejës për edicionin e ri. Klubi që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës, të hënën e ka konfirmuar McKreshën si pjesë e stafit të tij.

Ai te Phoenixi, do ta ketë edhe rolin e menaxherit gjeneral të klubit.

McKresha javë më parë është pajisur me licencën C të UEFA-s, dhe menjëherë është aktivizuar në futbollin kosovar.

Kryetrajner i ekipit Phoenix është trajneri i mirënjohur nga Mitrovica, Gani Sejdiu.