Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reja, trajner i Goricës në Slloveni

Ish-përzgjedhësi i Shqipërisë në futboll, italiani Edoardo Reja, është bërë trajner i ri i skuadrës së Goricës në elitën e futbollit të Sllovenisë. Lajmi është bërë i ditur të enjten në mbrëmje nga klubi slloven në faqen zyrtare të klubit

 Ai do të jetë zëvendësues i Miran Srebrniqit, i cili u shkarkua pas disa rezultateve negative. Gorica është e fundit në tableën e elitës sllovene me 15 pikë në 24 ndeshje.

Ka tri pikë më pak se Tabor Sezhana që është në zonën e barazhit. Reja ka përvojë të madhe si trajner.

Së fundmi ishte te Shqipëria nga prilli i vitit 2019, deri në nëntor të vitit të kaluar. Në nivel klubesh ka drejtuar Hajdukun e Splitit, Lazion, Napolin, Cagliarin, Atalantan dhe Torinon.