Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali vazhdon serinë pozitive të rezultateve

Real Madridi ka shënuar fitore të vështirë por shumë të rëndësishme për titull kampioni në Spanjë.

Antonio Ruediger e realizoi golin e fitores të mërkurën në mbrëmje në “Santiago Bernabeu”, kur Real Madridi e mposhti Mallorcan, 1:0.

Qendërmbrojtësi i madrilenëve realizoi në minutën e 78-të me asistim të Luka Modriqit.

Ndeshja i ka takuar xhiros së 19-të.

Mallorca pati dy raste të mira. Antonio Sanchezi e qëlloi transversalen pas gjuajtjes me kokë, ndërsa Samu Costa tentoi me gjuajtje të fuqishme, por e goditi vetëm shtyllën pingule.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, nuk luajti për Mallorcan sërish shkaku i lëndimit.

Edhe Tjetër humbje për Mallorcan e Vedat Muriqit Futboll Tjetër humbje për Mallorcan e Vedat Muriqit

Real Madridi mbetet i pamposhtur në 18 ndeshje në të gjitha garat.

Reali në 19 ndeshje të edicionit aktual ka grumbulluar 48 pikë, kurse Mallorca mbetet me 18 pikë.