Real Madridi ka regjistruar barazimin e dytë radhazi, pas xhiros së tretë në La Liga.
Los Blancos sonte barazuan 2 me 2 në udhëtim ndaj Villarrealit, transmeton Koha.net.
Ishte Moreno që i dha epërsinë “Nëndetëses së verdhë” në minutën e 12.
Kurse shifrat i barazoi Gareth Bale në minutën e 45+1, pas asistimit nga Carvajali.
E edhe në pjesën e dytë vendasit rikthyen epërsinë në minutën e 74 përmes Gomezit.
Kurse nga humbje Realin e shpëtoi Bale, që shënoi sërish në minutën e 86 nga asistimit nga Modriqit. E në minutën e 90+3 uellsiani u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.
Në vendin e pestë Reali ka pesë pikë pas tre xhirove, derisa Villarreali në vendin e 16 ka vetëm 2 pikë.