Real Madridi ka shprehur interesim për transferimin e anësorit të Manchester Cityt, Raheem Sterling.
Sterling që përfundoi sezonin e kaluar si golashënuesi i dytë i Cityt me 23 gola të realizuar në të gjitha garat, ishte lidhur me një kalim te klubi spanjoll edhe në vitin 2015 kur ai vendosi të transferohej te City nga Liverpooli për 44 milionë funte.
Sipas Sky Sports, Madridi ka shprehur interesim për anglezin dhe do të dërgojë përfaqësues për ta përcjell 23-vjeçarin në ndeshjen e Anglisë kundër Spanjës më 8 shtator.
Sterlingu për Cityn ka realizuar 98 paraqitje, duke shënuar 32 gola.
Artikuj të ngjashëm