Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali po përgatit ofertë për portierin e Chicagos

Real Madridi po përgatit ofertë për portierin e Chicago Fire, Gabriel Slonina, raportojnë të hënën mediat e specializuara për transferimin e lojtarëve.

Portieri i talentuar pjesë e Chicagos është prej marsit të vitit 2019, ndërsa është duke treguar paraqitje të mira në ligën MLS të SHBA-së.

18-vjeçari është bashkëlojtar i Xherdan Shaqirit. Ai së fundi është bërë edhe pjesë e Përfaqësueses së SHBA-së, ndërsa ka luajtur për ekipet zinxhirë të saj.

Vlera e portierit të gjatë 193 centimetra është 3 milionë euro.