Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali me spektakël e nis mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve

Real Madridi e ka nisur mbarë mbrojtjen e titullit në Ligën e Kampionëve, duke shënuar fitore bindëse ndaj Romës.

Isco shënoi një supergol në minutën e 45 nga gjuajtja e lirë, transmeton Koha.net.

Në pjesën e dytë Bale dyfishoi epërsinë pas asistimit nga Modriqi.

Kurse në minutën e 90+2 Mariano e bombardoi portën e Romës për rezultatin përfundimtar 3 me 0.