Real Madridi ka mohuar zyrtarisht se ka shprehur interesim për yllin e PSG-së, Neymarin.
Pas largimit të Ronaldos nga Santiago Bernabeu shumë media kanë raportuar se Neymari është synimi kryesor i Realit për ta zëvendësuar portugezin, transmeton Koha.net. Megjithatë “Mbretërit” kanë thënë se nuk synojnë të bëjnë ofertë për të.
“Në lidhje me raportimet që e lidhin Neymarin e PSG-së me klubin tonë, Real Madridi do të donte të sqaronte se klubi nuk e ka asnjë synim për të bërë ndonjë ofertë për lojtarin. Klubet kanë një marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe nëse në ndonjë fazë klubi do të synonte transferimin e lojtarit atëherë së pari do të kontaktohej lojtari”, thuhet në komunikatë.
Official Announcement.
— Real Madrid C.F. ???? (@realmadriden) July 13, 2018
? https://t.co/60x33GaHFp#RealMadrid pic.twitter.com/3G4NjTDMwY
-
PSG-ja kishte refuzuar ofertën e Realit prej 300 milionë eurosh për Neymarin
-
PSG-ja refuzon ofertën e Realit, 3 lojtarë dhe 100 milionë euro për Neymarin
-
Reali me ofertë të re për Neymarin
-
PSG refuzon Barçën e Realin për Neymarin
-
Bale refuzon të jetë pjesë e operacionit “Neymar”, konsideron padi ndaj Realit