Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali lëshon fitoren nga duart ndaj PSG-së

Foto: Reuters

Real Madridi nuk ka arritur të mbajë epërsinë prej dy golave për të arkëtuar pikët e plota ndaj PSG-së.

Ekipet ndanë pikët duke barazuar me rezultat prej 2 me 2, transmeton Koha.net.

Karim Benzema shënoi dy gola për t’i dhënë epërsi të dyfishtë Realit.

Megjithatë, në dhjetë minutat e fundit PSG-ja arriti të barazojë shifrat. Mbappe e Sarabia i siguruan një pikë ekipit francez.

Me këtë pikë PSG-ja kalon fazën e grupeve si lider i Grupit A me 13 pikë, derisa Reali në vendin e dytë ka tetë pikë.