Kampioni në fuqi i Evropës, Real Madridi, do të kërkojë fitoren të martën mbrëma (sot 20:45) në Nikozia kundër APOEL-it, që do t'ia garantonte kualifikimin në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve. Reali në Nikozia ka udhëtuar pa kapitenin Sergio Ramos, i cili ka thyer hundën në fundjavë në derbin kundër Atletico Madridit, ndërsa në listën e lojtarëve të lënduar janë edhe portieri Keylor Navas, mesfushori Mateo Kovaçiq dhe sulmuesi Gareth Bale.
Trajneri i Realit, Zinedine Zidane, kishte shpresuar të ketë në përbërje Navasin dhe Balen për ndeshjen në Qipro, por nuk mund të llogarisë në ta, shkruan Koha Ditore.
Realit i duhet fitorja ndaj APOEL-it për të siguruar kualifikimin në 1/8 e finales, ndërsa do të mjaftonte edhe barazimi apo humbja, në rast se Borussia Dortmundi nuk arrin të sigurojë rezultat pozitiv në ndeshje me Tottenhamin.
Pas katër xhirove në Grupin H kryeson Tottenhami me dhjetë pikë, tri më tepër se Reali. Dortmundi e APOEL-i kanë nga dy pikë... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.