Real Madridi ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi ndaj Valencias, 2-0, transmeton Koha.net.
Ishte autogoli nga Wassi në minutën e tetë që i dha epërsinë Realit në derbin e sotëm.
Derisa golin e dytë e shënoi Lucasi në minutën e 83, pas asistimit nga Benzema.
Real Madridi në vendin e pestë tani ka 23 pikë. Kurse Valencia në vendin e 13 ka 17 pikë.
Artikuj të ngjashëm