Real Madridi e ka nisur me fitore mbrojtjen e titullit të La Ligas. E ka mposhtur në shtëpi të vet Deportivo La Corunan, madje me rezultat të thellë, 3 me 0.
Serinë e golave e ka hapur Gereth Bale, në minutën e 20 të ndeshjes pas shërbimit të mirë që mori nga Benzema.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoShtatë minuta më vonë një dyshe tjetër e frikshme e “mbretërve” ra në shprehje. Braziliani Marcelo shërbeu Casemiron, për ta dyfishuar rezultatin.
Goditjen përfundimtare Deportivos ia dha Kroos. Në minutën e ’62, pasimin e uellsianit e ktheu në gol.
Deportivo dështoi të shënojë së paku golin e nderit, pasi romuni Florin Andone dështoi të shënonte nga pika e bardhë.