Real Madridi ka vazhduar me fitore në La Liga. Të dielën në udhëtim, skuadra madrilene ka mposhtur Granadan me rezultatin 4:1.
Në pjesën e parë u shënuan tre gola. Në minutën e 19-të, Marco Asensio, realizoi për 1:0, pas asistimit të Toni Kroosit.
Vetëm gjashtë minuta më vonë mysafirët dyfishuan epërsinë. Ishte Nacho Monreal që realizoi. Edhe te goli i dytë asistoi mesfushori gjerman, Kroos.
Në minutën e 34-t vendasit ngushtuan rezultatin në 2:1 me golin e shënuar nga Luis Suarez.
Edhe pjesa e dytë ishte e dominuar nga madrilenët. Në minutën e 56-të Vinicius Junior shënoi për 3:1.
Edhe
Reali mposht Granadan
Deri në fund të ndeshjes vendasit mbetën me dy lojtarë më pak në fushë. Me karton të kuq u ndëshkuan Monchu dhe Robert Moreno. Madrilenët shënuan edhe një herë me Ferland Mendy për 4:1.
Real Madridi pas kësaj fitoreje ka 30 pikë të tubuara derisa Granada mban pozitën e 18-të me 11 pikë.