Real Madridi e ka mposhtur Barcelonën 78:66 për t’u kualifikuar në finale të Euroligës të premten.
Në “Final Four”-in e mbajtur në Zalgiris të Lituanisë, Reali shkëlqeu në pjesën e dytë për të kaluar tutje.
E meritë më të madhe për kalimin në finale te Reali e pati super qendra Walter Tavares me 20 pikë e 15 kërcime. Mario Hezonja shtoi 14 pikë.
Te Barcelona, Alex Abrines pati më së shumti pikë. Shënoi 16 sosh.
Në finale, Reali do të takohet me Olympiacosin që eliminoi Monacon më herët sot. Finalja luhet të dielën, ndërsa do të luhet edhe ndeshja për vendin e tretë mes humbësve të gjysmëfinales.
Reali ishte edhe vitin e kaluar në finale të Euroligës, por u mposht për një pikë nga Anadolu Efesi. Po kërkon trofeun e 11-të evropian.