Reagimi epik i përzgjedhësit të Kosovës Bernard Challandes në një moment në ndeshjen ndaj Anglisë, është kthyer në shaka nga profili zyrtar i Romës në Twitter.
Challandes ishte duke reaguar me nervozë në tunel në stadiumin e Southamptonit ndaj një goli të anglezëve, por kur kuptoi se aty kishte kamerë nisi të qeshte.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDuke paralajmëruar rikthimin e ndeshjeve të Serisë A në fundjavë, Roma shfrytëzoi reagimin e Challandesit duke e lidhur të qeshurën e tij me përfundimin e pushimeve për ndeshjet ndërkombëtare.
“Pauza ndërkombëtare” shkruhet në video në momentin e nervozizmit të Challandesit, ndërsa kur shtohet “ka marrë fund”, kthehet e qeshura te trajneri zviceran.
“Më në fund”, ka shkruar Roma në Twitter si koment të kësaj videoje.
Finally pic.twitter.com/b8cU38PQ9d
— AS Roma English (@ASRomaEN) September 12, 2019