Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashica s’ka të ndalur, realizon edhe ndaj Freiburgut

Ylli kosovar i Werder Bremenit, Milot Rashica, ka realizuar gol edhe në ndeshjen me Freiburgun.

Ai kaloi ekipin e tij në epërsi në minutën e nëntë në kuadër të ndeshjes në xhiron e dhjetë të Bundesligës.

Ky ishte goli i tretë i Rashicës në javën e fundit. Fundjavën e shkuar shënoi ndaj Bayer Leverkusenit e në mesjavë ndaj Heidenheimit.