Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashica, rezervisti më i shtrenjtë i Werderit

U transferua si përforcim i madh, por sulmuesi i krahut, Milot Rashica, është shndërruar në rezervistin më të shtrenjtë te Werder Bremeni.

Kështu, ka shkruar të martën gazeta gjermane "Bild", pasi Rashica e përcolli nga banka e rezervistëve ndeshjen e fundit të Werderit, të cilën e fitoi 1:0 ndaj Hamburgut të dielën, transmeton Koha Ditore.

Reprezentuesi i Kosovës, muajin e shkuar u transferua te Werderi nga skuadra holandeze Vitesse për 7.5 milionë euro dëmshpërblim, dhe ishte ndër transferimet më të shtrenjta tek ekipi gjerman. Pritjet për Rashicën ishin të mëdha, pasi Werderi po lufton për ta siguruar mbijetesën në Gjermani. Renditet i 14-ti në tabelë me 26 pikë të mbledhura pas 24 ndeshjeve.

Rashica nisi mbarë aventurën te Werderi. Në ndeshjen e parë ishte titullar, më pas u aktivizua nga banka rezervë në ndeshjen tjetër, kurse në dy të fundit ka “ngrohur stolin”. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).