Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashica nuk starton kundër Bournemouth

Norwichi dhe Bournemouthi do të përballen sonte në kuadër të Kupës së Ligës së Anglisë. Kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e 1/32 së finales.

Futbollisti kosovar, Milot Rashica, nuk do të jetë startues në këtë takim. Ai është në bankën e rezervistëve. Kjo është hera e parë që Rashica do të jetë në bankinë.

Ai ishte titullar në dy ndeshje e para në Premier League, kundër Liverpoolit dhe Manchester Cityt.