Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashica nis rikuperimin te Beshiktashi

Milot Rashica e ka nisur rikuperimin te Beshiktashi, pas lëndimit të muskulit të këmbës së djathtë të pësuar gjatë grumbullimit me Kosovën.

Rashica luajti në ndeshjen kundër Izraelit, por nuk u paraqit në ndeshjen kundër Zvicrës në Basel. Ai u largua nga kampi i Kosovës pas asaj ndeshjeje. Ndeshja u mbyll baras, 1:1.

“Gjatë stërvitjes së Kombëtares së Kosovës më 17 nëntor, Milot Rashica ka ndier dhimbje në muskulin e brendshëm të këmbës së djathtë, ndërsa në muskulin e brendshëm të kofshës është konstatuar tension dhe edemë. Rashica dhe dy lojtarët e tjerë kanë nisur trajtimin”, shkruan në njoftimin e klubit turk, të martën.

Beshiktashi nuk e ka bërë të ditur kohëzgjatjen e mungesës së Rashicës.

Në grumbullim me Kosovën është lënduar edhe Vedat Muriqi. Muriqi pritet t’i mungojë Mallorcas deri në gjashtë javë.