Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashica në formacionin e javës në Bundesligë

Ylli i Kosovës, Milot Rashica është zgjedhur në 11-shen e javës në Bundesligë, nga faqja “Whoscored”.

Ylli i Werder Bremenit ndonëse këtë javë nuk arriti të shënonte, dhuroi një asistim në golin e parë të skuadrës në fitoren 2-1përballë Freiburgut.

Në përgjithësi paraqitja e vushtrriasit ishte e një niveli të lartë dhe për këtë u vlerësua me notën 8.3 nga kjo faqe.

Rashica në këtë formacion është përfshirë përkrah sulmuesit të Bayern Munichut, Thomas Muller që ka të njëjtën notë si ai.

Image
Artikuj të ngjashëm