Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashica me eurogol i jep fitoren Werderit ndaj Frankfurtit

Werder Bremeni ka arkëtuar pikët e plota në udhëtim te Frankfurti falë një supergoli të shënuar në fund të takimit nga përfaqësuesi i Kosovës, Milot Rashica.

1 me 2 ishte rezultati përfundimtar i takimit, transmeton Koha.net.

Osako kaloi Werderin në epërsi në minutën e 21, e vendasit barazuan shifrat në minutën e 49 përmes Hallerit.

Rashica, që u inkuadrua në minutën e 90+6, nga gjuajtja e lirë shënoi një supergol për t’ia dhënë pikët e plota ekipit të tij.