Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rashica e Werderi pësojnë thellë në shtëpi

Werder Bremeni i Milot Rashicës ka pësuar humbje të thellë në shtëpi në kuadër të xhiros së 19-të në Bundesligë.

Ekipi i yllit kosovar u mposht 3 me 0 nga Hoffenheimi. Davy Klaasen realizoi gabimisht në portën e tij për t’i dhënë epërsinë mysafirëve në minutën e 65-të, para se Christop Baumgartner e Sergis Adamyan të shënonin për të vulosur fitoren.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Rashica u paraqit për 90 minuta në këtë ndeshje.

Werderi është i 16-i në tabelë dhe është i pozicionuar në pozitën që çon në barazh për mbijetesë. Pas 19 ndeshjeve, kjo skuadër ka vetëm 17 pikë të tubuara.