Milot Rashica ka nisur suksesshëm ndeshjen e së shtunës në Bundesligë.
Skuadra e Rashicës, Werder Bremen po fiton 2:0 në udhëtim ndaj Herthas, në kuadër të javës së 25-të. Ylli i Kosovës asistoi për golin e dytë, të shënuar nga Davy Klaassen në minutën e gjashtë. Ai kontrolloi një top të vështirë në krahun e majtë dhe harkoj saktë për Klaassenin që realizoi me goditje me kokë.
Rashica së fundi në Bundesligë kishte asistuar më 10 nëntor, ndërsa golin e fundit e ka shënuar më 14 dhjetor.
Artikuj të ngjashëm