Sulmuesi i Manchester Unitedit, Marcus Rashford, është nderuar edhe me muralin e dytë të madh në qytetin e tij të lindjes, duke i dhënë një tjetër imazh pozitiv futbollistit që është kritikuar shumë në fushën e lojës javëve të fundit.
Murali i parë i Rashfordit u bë në Withington.
Ai ishte nderuar për punën e madhe që kishte bërë në kohën e pandemisë, duke dhënë ndihma me ushqim për fëmijët.
Murali i Rashfordit është bërë nga artisti Reuben Dangoor, dhe është e vendosur afër stacionit hekurudhor “Manchester Victoria”.
Artikuj të ngjashëm