Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Raportet Ronaldo-Perez s’janë më si përpara

Kampioni i Italisë, Juventus, është duke punuar për ta sjellë në Torino gjatë verës, yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo.

E përditshmja spanjolle “Marca” të mërkurën ka shkruar se largimi i sulmuesit portugez është afër dhe se marrëdhënia me presidentin e Real Madridit, Florentino Perez, nuk është më e mira.

Një ditë më herët, “Marca” kishte shkruar se Bianconerët i kanë ofruar portugezit kontratë katërvjeçare, ndërsa Reali ka premtuar ulje të çmimit, pasi u raportua se klauzola e lirimit të tij është një miliard euro.

Gianluca Di Marzio i “Sky Sport Italia” që është edhe ekspert i transferimeve, ka bërë të ditur se Ronaldo e ka ftuar Juven që të bëjë ofertë për të dhe tani klubi është duke e marrë parasysh një gjë të tillë. Për ish yllin e Sportingut dhe Manchester United, thuhet se do të paguhen 100 deri në 120 milionë euro.