Trajneri i Leicesterit, Claudio Ranieri, është shprehur shumë i gëzuar me humbjen minimale të ekipit të tij ndaj Sevillës në ndeshjen e parë të 1/8 së Ligës së Kampionëve.
Sevilla fitoi 2 me 1, por Ranieri është i kënaqur dhe thotë se ekipi i tij tregoi kualitet të lartë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“E dinim se ata kanë kualitet të lartë, por treguam shpirt luftarak. Besuam dhe nuk u dorëzuam kurrë. Jam shumë i kënaqur”, ka thënë ai.
Kampioni anglez pret Sevillën në ndeshjen e kthimit më 14 mars.