Claudio Ranieri ka lëshuar një komunikatë për media për herë të parë që prej shkarkimit të tij nga Leicester City.
65-vjeçari u shkarkua të enjten mbrëma, vetëm nëntë muaj pasi fitoi titullin e Premier Ligës për “Dhelprat”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dje vdiq ëndrra ime. Pas euforisë së sezonit të kaluar dhe shpalljes kampion të Premier Ligës, krejt çka ëndërroja ishte qëndrimi te Leicester City, klub që e dua, për gjithmonë. Fatkeqësisht nuk ishte e shkruar kështu”, ka thënë Ranieri.
“Dua të falënderoj gruan time Rosannan dhe familjen për përkrahjen e tyre të pafund gjatë kohës sime te Leicesteri. Falënderimet shkojnë edhe për Paolon dhe Andrean, të cilët më kanë shoqëruar në këtë udhëtim të mrekullueshëm”.