Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramsey realizon gol tejet të bukur ndaj CSKA-së

21:37 - Aaron Ramsey ka realizuar golin e dytë personal dhe të tretin për Arsenalin në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Evropës ndaj CSKA-së së Moskës.

Uellsiani shënoi një gol tejet të bukur në minutën e 28-të për të çuar rezultatin në 3 me 1 në të mirë të londinezëve.

Përpos Ramseyt, tek Arsenali shënoi Alexandre Lacazette, ndërsa te rusët Golovin që shënoi një supergol nga gjuajtja e lirë.

 


 

 


CSKA-ja shënon supergol ndaj Arsenalit

CSKA-ja ka barazuar shpejtë shifrat ndaj Arsenalit, me një gol shumë të bukur nga Golovin.

Ishte Aaron Ramsey që kishte kaluar Arsenalin në epërsi në minutën e 9 pas një aksioni të bukur, megjithatë mysafirët barazuan shifrat në minutën e 15, transmeton Koha.net.

Nga gjuajtja e lirë Golovin plasoi një goditje të bukur për të barazuar shifrat.

Artikuj të ngjashëm