Aaron Ramsey mund të largohet nga Arsenali këtë afat kalimtar.
Mesfushori uellsian është në vitin e fundit të kontratës me londinezët dhe përkundër bisedimeve me drejtuesit e klubit për vazhdimin e kontratës, një gjë e tillë nuk është arritur, transmeton KTV.
Trajneri Unay Emery ka bërë të ditur se llogarit në shërbimet e ullesianit në sezonin e ri, duke e konsideruar si një futbollist të rëndësishëm për klubin.
Interesim për 27-vjeçarin kanë shprehur skuadra nga Premierliga dhe Serie A.