Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramosi e Hazardi, në formë para lojës me Elchen

Qendërmbrojtësi Sergio Ramos dhe anësori Eden Hazard pritet të rikthehen në formacionin e trajnerit të Real Madridit, Zinedine Zidane.

Që të dy yjet e ekipit janë kthyer në stërvitje me skuadrën madrilene dhe kanë stërvitur para duelit kundër Elches që zhvillohet të shtunën në orën 16:15.

Hazardi ka munguar në shtatë ndeshje rresht për shkak të lëndimit të rëndë në muskul, kurse Ramosi është rikthyer nga operimi që e pati në gju.

Reali është i treti në La Liga, me tetë pikë më pak se lideri Atletico, dhe dy më pak se Barcelona e vendit të dytë.

Artikuj të ngjashëm