Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ramadani vlerëson karakterin e skuadrës

Gjilani barazoi me skuadrën e Prishtinës të dielën gjatë ditës 1:1, por trajneri i skuadrës gjilanase, Zekirija Ramadani, ka vlerësuar shpirtin luftarak të ekipit.

Gjilani mbetet lider në Superligë, edhe pas gjashtë xhirosh.

“Nuk kemi matës se deri ku mund të arrijmë ne këtë edicion. Me këtë karakter që shfaqin lojtarët në stërvitje e në lojë, mund të them se jemi brenda objektivit. Mund të kemi ndonjë befasi në fund të kampionatit. Shpresoj të dalë ashtu”, ka deklaruar trajneri shkupjan.

Artikuj të ngjashëm