Ylber Ramadani ka luajtur deri në fund të ndeshjes që Lecce e mbylli baras 1:1 kunër Frosinones.
Kjo ndeshje u zhvillua të dielën, ndërsa i takoi javës së 27-të të elitës së futbollit italian. Medon Berisha e përcolli ndeshjen nga stoli.
Në stol te Frosinone ishin edhe Arijon Ibrahimoviq dhe Marvin Çuni.
Lecce është ngritur në vendin e 13-të me 25 pikë, kurse Frosinone ka një pikë më pak në vendin e 16-të.