Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Rakitiqi dëshiron qëndrimin te Barça

Foto: Reuters

Mesfushori Ivan Rakitiq e ka quajtur Barcelonën si klub të përkryer për të, duke mohuar raportimet se gjatë verës do të largohet nga kampioni spanjoll.

Rakitiqi është lidhur me një largim nga Camp Nou qëkur i ndihmoi Kroacisë që të arrinte finalen e Kupës së Botës.

Disa klube të Premier Ligës dhe Interi kanë shprehur interesim për Rakitiqin të cilit i skadon kontrata në verën e vitit 2021.

“Më pëlqen të jetoj në Spanjë. Fatkeqësisht, nuk mund të kërkoj një pasaportë tjetër sepse tashmë i kam dy, përndryshe do të kërkoja një spanjoll sepse jam mirë këtu”, ka thënë Rakitiq për Dazn.

Familja dhe unë jemi të lumtur dhe vajzat e mia janë mirë në Barcelonë sepse jemi afër Sevillas. Prandaj qëndrimi këtu është i përkryer për mua”, ka thënë Rakitiqi.

Artikuj të ngjashëm