Ivan Rakitiqi pritet të qëndrojë te Barcelona.
Mesfushori kroat thuhet se ka arritur marrëveshje me katalunasit për vazhdimin e kontratës.
31-vjeçari që ka kontratë me Barcelonën deri vitin 2021 dhe është i preferuar nga trajneri Ernesto Valverde, transmeton KTV.
Madje sipas mediave spanjolle, Valverde ka njoftuar drejtuesit e klubit se llogarit në shërbimet e kroatit.
Për Rakitiqin, interesim kishin shprehur skuadra të njohura evropiane si Juventus Inter dhe PSG-ja.