Rahoveci dhe Ponte Prizreni kanë vazhduar me fitore. Në xhiron e tetë të Superligës së Kosovës në baskeboll ato kanë triumfuar në udhëtim në ndeshjet e luajtura të mërkurën.
Skuadra e Rahovecit mposhti Vëllazënimin me rezultatin 68:57, ndërsa Ponte Prizreni triumfoi ndaj Golden Eagle Yllit me shifrat 71:62. Me këtë fitore, Rahoveci është ngritur përkohësisht në pozitën e parë në tabelë me 14 pikë, një më shumë se Ponte Prizreni që është i treti.
Marvin Jones (21)dhe Isaiah Traylor (19), ishin më efikasit të Rahoveci, ndërkohë te Vëllaznimi më i dalluari ishte Cendrik Council me 20 pikë e 17 kërcime. Për Vëllaznimin kjo ishte humbja e parë pas fitoreve ndaj Sigal Prishtinës e Pejës. Ylli përkundër largimit të trajnerit Dragan Radoviq , regjistroj humbjen e tretë rresht. Në fitoren e Ponte Prizrenit në Suharek, kontribuan Arti Hajdari me 22 pikë dhe Xavier Cannefax me 14 pikë të shënuara. Te Ylli që është i katërti në tabelë me 12 pikë, amerikani Griffin Ramme (20) ishte më efikasi .