Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ragbi po rritet në vendin e Genghis Khanit

Mongolia është shtet me trashëgimi të pasur, duke u formuar nga shekuj të tërë të ndikimit kulturor kompleks. Si e tillë, është sfidë e madhe që çdo sport perëndimor të jetë në qendër në këtë shtet. 

Por në kampin Chingisiin Huree në jug të kryeqendrës së Mongolisë, Ulaanbaatar, ku mundja dhe shigjetaria mbi kalë mbeten aktivitetet më të mëdha, një njeri është në mision për të dërguar ragbin në Mongoli, shkruan sot Koha Ditore.

Khosbayar Ganbold është rritur si shumë djem nga Mongolia me ambicie sportive duke menduar për të ardhmen e tij si mundës. Por një numër i lëndimeve e kanë shtyrë atë të shohë ragbin si një alternativë ndaj sportit më të popullarizuar në vend.

 “Në vitin 2003 unë isha një mundës i stilit nacional dhe po ashtu në të njëjtën kohë edhe mundës i stilit të lirë. Për shkak të lëndimeve, kam kaluar shumë vështirësi dhe kohë në spitale. Gjatë kësaj kohe po pyesja veten se si mund të bëj kthimin. 

Se si mund të tejkaloj të gjitha këto?”, rrëfen Ganbold. “Një shok erdhi të më vizitonte dhe më solli një revistë të ragbit. Gjendja ime shëndetësore ishte shumë e keqe. Kështu që kur hapa këtë revistë pashë këta sportistë të shëndosh dhe të fortë. Shoku im më tha të provojmë këtë sport, pasi është sport për burra të vërtetë. 

Unë nuk isha i sigurt nëse mund të bëhem aq i fortë dhe i shëndosh. Por ndoqa ëndrrën time dhe nisa të stërvitja”. Kjo ishte gjashtë vjet para se Mongolia të kishte luajtur një ndeshje ndërkombëtare në ragbi.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm